Lojtari i ndeshjes: Falënderoj të dashurën dhe gruan!

Sport March 21, 2017 - 14:58

Lajmet e pazakonta në futbollin afrikan nuk kanë të ndalur, raporton zeri.info.

Në fakt, futbollisti ganez Mohammes Anas, pasi ishte zgjedhur futbollisti i ndeshjes, e kishte falënderuar në rrjetet sociale të dashurën dhe gruan e tij, gjë që kishte ngjallur reagime të mëdha në shtetin afrikan.

Mirëpo, futbollisti ka sqaruar gjithçka, duke thënë se në këtë rast kishte një keqkuptim.

“Familja ime e di se unë e quaj vajzën time si e dashura ime. Për këtë isha duke folur. Nuk kam të dashur tjetër”, ka thënë Anas për “BBC”.

Ai po ashtu shton se nuk është i brengosur me reagimin e bashkëshortes pasi ajo e di të vërtetën.

“Unë e dua atë shumë. Ajo mi ka sjell në jetë dy vajza të bukura. Ajo është e mirë. E di se çfarë lloj mashkulli jam dhe nuk jam i brengosur”, ka shtuar Anas, duke iu referuar bashkëshortes nga Afrika e Jugut, me të cilën është bashkë qe shtatë vjet.

Ai ka mbetur i befasuar me reagimet e njerëzve dhe me numrin e klikimeve të videos. “Jam i famshëm tash. Njerëzit përreth botës më njohin mua”, ka theksuar ai. /Zëri/