Cech, lojtari i vitit në Çeki

Sport March 21, 2017 - 14:57

Portieri i Arsenalit, Petr Cech e ka fituar çmimin “Futbollisti i vitit në Çeki” për të nëntën herë, një rekord i ri në këtë vend, raporton zeri.info.

Portieri i “Gunners”, i cili është pensionuar nga përfaqësuesja e Republikës Çeke pas Kampionatit Evropian që u mbajt vitin e kaluar, e ka mposhtur konkurrentin Vladimir Darida, i cili luan në Hertha Berlin.

Ky i fundit përfundoi në pozitën e dytë përpara Borek Dockal, që luan në Kinë, e i cili përfundoi në pozitën e tretë.

“Ju falënderoj për këtë çmim, futbollisti i vitit në Çeki”, ka shkruar 34 vjeçari në “Twitter”, duke i falënderuar lojtarët, trajnerët, zyrtarët e klubeve dhe gazetarët, për votat që ia dhanë.

Cech u lëndua në humbjen 3:1 në Arsenalit nga West Bromi në fundjavë dhe raportet që vijnë nga Praga thonë se atij do t’i duhen javë për t’u kthyer përsëri në fushë. /Zëri/