S’doja t’i bashkohesha Barçës

Sport March 21, 2017 - 14:39

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka zbuluar se nuk dëshironte të largohej nga qyteti i tij për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll kur ishte i ri, raporton zeri.info.

Përfaqësuesi spanjoll ishte 12 vjeç kur iu desh të largohej nga Fuentealbilla në Albacete për të shkuar në Barcelonë, pasi e kishte bërë udhëtimin e parë me familjen për t’i takuar drejtuesit e klubit. Atij i duhej kohë për t’u bindur.

“Përgjigja e parë ishte se unë nuk doja të shkoja në Barcelonë sepse e vendosa familjen përpara shkuarjes diku aq larg dhe pa ta”, deklaroi Iniesta për “beIN Sports”.

“Me kalimin e javëve dhe bisedimeve me babanë tim, fillova ta konsideroja këtë si një sfidë. Me babanë kam shumë besim, shumë afinitet dhe e di se kur mi thotë gjërat, zakonisht ka sukses. E respektoj babanë dhe e dija se kishte të drejt. Fillimisht ishin muajt më të këqij të jetës, por me ndihmën e të gjithëve, ditë pas ditë, gjithçka shkonte më mirë”, deklaroi 32 vjeçari. /Zëri/