Mavraj: Me shpirt e zemër në mbështetje të Kombëtares

Sport March 21, 2017 - 13:13

Që pas lajmet nga klubi i Hamburgu, i cili konfirmoi dëmtimin dhe ku thuhej se nevojitet një periudhë jo më pak se 3 javë për rikuperim, shpresat që Mavraj të ishte pjesë e Kombëtares për ndeshjen ndaj Italisë ishin të vogla.

Megjithatë, duke parë dëshirën dhe përkushtimin e madh të lojtarit, ekzistonte një vije shprese, e cila u shua një ditë më parë kur De Biasi bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar në sfidën delikate ndaj të kaltërve.

Ditën e sotme, me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Mavraj thotë se nuk arriti t’ia dilte të ishte pjesë e Kombëtares në këtë ndeshje, por me shpirt e zemër do të jetë me djemtë e Kombëtares.

“E pamundur për të qenë i gatshëm këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e Kombëtares! Shpresoj që dëmtimet mos të më pengojnë më në të ardhmen.

Ju dua fort!!!”, shkruan mbrojtësi kuqezi.