Vardyn e kërcënuan me vdekje

Sport March 21, 2017 - 12:10

Jamie Vardy thotë se gjatë karrierës së tij është përballur me situata prej më të ndryshmeve, deri tek ajo e kërcënimeve me jetë.

Futbollisti anglez thotë se nuk është i dashur për tifozët në Angli, raporton zeri.info.

“Gjatë jetës ka ndodhur të merrja kërcënime me vdekje, ta kërcënojnë familjen, fëmijët, gjithçka, në rrjete sociale apo edhe duke ecur në rrugë. Të jem i sinqertë, takoj njerëz të tillë çdo javë. Fansat e futbollit duket se nuk më pëlqejnë dhe aq. Unë abuzohem në çdo stadium që shkoj. Gjithmonë je qendër e sulmeve të tifozëve. Është pjesë dhe parcelë e futbollit”, deklaroi sulmuesi anglez i Leicester Cityt.

“Unë mundohem ta menaxhoj këtë, por kur njerëzit mundohen ta ngacmojnë gruan derisa është duke vozitur e vetme me makinë, me fëmijët prapa veturës, kjo nuk është e mirë. Është e tmerrshme”, përfundoi ai. /Zëri/