Schweini largohet nga Manchesteri, befason me ekipin e ri

Sport March 21, 2017 - 12:08

Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Manchester United për t’iu bashkuar ekipit Chicago Fire, raporton zeri.info.

Të dyja klubet e kanë konfirmuar lajmin, derisa veterani gjerman pritet të lidhet me ekipin e Veljko Paunovic javën tjetër pasi lojtarit i është bërë gati kontrata prej 4,5 milionë dollarësh në vitin 2017, njofton “Chicago Tribune”.

“Gjatë karrierës, gjithmonë i kam shfrytëzuar mundësitë ku kam shpresua se do të isha i dobishëm dhe që do të mund të ndihmoja për të bërë diçka të madhe”, ka thënë fillimisht ish-përfaqësuesi gjerman.

“Lëvizja ime drejt Chicago Fire nuk është ndryshe. Gjatë bisedimeve me zyrtarët e klubit, unë u binda me vizionin e klubit dhe me filozofinë, prandaj unë dua t’ju ndihmoj atyre me këtë projekt”, përfundoi Schweinsteiger. /Zëri/