Mediat serbe: FIFA me rregulla speciale për Kosovën

Sport March 20, 2017 - 21:05

Lista e shpallur prej trajnerit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakut ka bërë bujë të madhe edhe në shtetin serb.

Në fakt, tre futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Islandës në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Besart Berisha të Brisbane të Australisë, Donis Avdijaj nga Schalke dhe Atdhe Nuhiut të Sheffield Wensday.

Por, mediat serbe kanë shkruar se Kosova po favorizohet prej FIFA-s pasi që favorizohet duke i lënë futbollistët që kanë luajtur për kombëtaret tjera të luajnë për përfaqësuesen kosovare, transmeton Telegrafi.

Berisha dhe Nuhiu kanë lindur në Prishtinë. Së pari, Besarti ka luajtur 17 ndeshje për Shqipërinë, ndërsa Atdheu ka luajtur në kategoritë e reja të Austrisë.

Avdijaj ka lindur në Gjermani, ku ka luajtur për kategoritë e reja të ekipit kombëtar gjerman.

Të gjithë këta lojtarët kanë pranuar të luajnë për Kosovën dhe kjo ka bërë që mediat serbe të shkruajnë për favorizimet e shtëpisë botërore të futbollit në raport me ne. 

Image