Ky do të jetë formacioni i Italisë ndaj Shqipërisë

Sport March 20, 2017 - 19:41

Italia pritet të luaj me ekipin më të mirë ndaj Shqipërisë

Italia ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ do ta zhvillojë kundër Kombëtares shqiptare në Palermo.

Për këtë ndeshje trajneri Giampiero Ventura do të luaj me formacionin 4-2-4 dhe me lojtarët më të mirë që ka.

Sipas Sky Sports, ky do të jetë formacioni i Italisë: Buffon, Zapacosta, Barzagli, Bonucci, De Siglio, De Rossi, Verratti, Insigne, Candreva, Belotti dhe Imobile. /Express/