Majlinda dëshpëron Kombëtaren e Kosovës, ja çfarë thotë për ndeshjen ndaj Islandës (Video)

Sport March 20, 2017 - 18:38

Majlinda Kelmendi nuk beson se Kosova do të arrij fitore në ndeshjen kundër Islandës në kualifikimet për Kupën e Botës

Fituesja e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi nuk beson se Kombëtarja e Kosovës do të shënojë fitore ndaj Islandës.

Ajo thotë se në të ardhmen do ta mposhtin, por për momentin do të jetë e vështirë.

“Ndoshta për momentin Kosova nuk mund të mposht Islandën, por në të ardhmen do ta bëjnë. Nuk po them se nuk kanë asnjë mundësi, le të shohim. Ju dëshiroj fat”, tha Majlinda në një interviste për televizionin Olimpik.

Ndërsa fjalia e saj për ekipin kombëtar ishte: “Bëhuni të fortë”.

Kujtojmë se Kosova do të luaj ndaj Islandës me 24 mars në Shkodër. /Express/