Ronaldo nuk e do këtë futbollist te Reali

Sport March 20, 2017 - 17:02

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ditë më parë deklaroi se skuadra synon që në afatin kalimtar të verës t’i bëjë disa përforcime, shkruan zeri.info.

Është e qartë se do të ketë edhe largime nga “Santiago Bernabeu”, pasi disa futbollistë janë të pakënaqur me hapësirën e dhënë nga trajneri Zinedine Zidane.

Megjithatë, sipas traditës, Reali do të përpiqet të transferojë së paku një emër “bombastik”. Mediat italiane sot kanë njoftuar se njëri nga synimet është mesfushori i PSG-së, Marco Verratti.

Për reprezentuesin italian spekulohet edhe mundësia e transferimit te Barcelona, por është e qartë se në luftë për shërbimet e tij do të jetë edhe Reali. Mirëpo, ky transferim mund të mbetet vetëm dëshirë e presidentit Perez, pasi në skuadër janë disa lojtarë që nuk e duan italianin. “Mundo Deportivo” shkruan se, Cristiano Ronaldo ia ka bërë të qartë Perezit se nuk e do Verratin si bashkëlojtar.

Portugezi është arsyetuar me faktin se Verrati është i dhënë pas jetës së natës dhe, sipas tij, Reali nuk ka nevojë për futbollistë të tillë. Mbetet të shihet nëse Perez do ta dëgjojë yllin më të madh të skuadrës së tij./Zëri/