Basha zbulon strategjinë: Ja çfarë nuk duhet të bëjmë ndaj Italisë

Sport March 20, 2017 - 16:40

Mesfushori i kombëtares, Migjen Basha i ka bërë një analizë grupit eliminator, duke e pranuar se humbja me Izraelin e komplikon shumë situatën për Shqipërinë, shkruan albeu.com.

“Ndeshja me Izraelin na i ka komplikuar të gjitha planet që kemi pasur. Me Spanjën pritej që të humbnim, është normale. Problemi është që kemi humbur shumë keq me Izraelin. Nëse do të marrim në Itali rezultat pozitiv, atëherë ka sërish shanse. Ndryshe do jetë shumë e vështirë, pasi luajmë disa ndeshje në transfertë”.

Më pas ai flet dhe për duelin e radhës ndaj të kaltërve, teksa i tërheq vëmendjen shokëve se nuk duhet të bëjnë gabimet e sfidave me Izraelin dhe Spanjën.

“Italia? Duhet të veprojmë siç kemi bërë para çdo ndeshjeje tjetër. Na duhet të mbrohemi mirë. Me Spanjën ishim mirë deri kur pësuam golin, ndërkohë që dihej se do luanim të tërhequr pasi ata do e mbanin topin.

Duhet të bëjmë atë që kemi bërë çdo herë. Kur u kualifikuam në Europian, përdorëm kundërsulmin dhe duhet ta bëjmë sërish mirë. Nëse e sulmon Italinë, atëherë do të pësonim shumë gola”.