Kosova për gjynah, i lakmon Islandës!

Sport March 20, 2017 - 15:27

Si asnjë skuadër tjetër, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e pestë jashtë shtetit në kuadër të kampanjës kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”. Kosova deri më tani ishte mysafire e Finlandës, Ukrainës dhe Turqisë.

Kurse, ka luajtur si vendase ndaj Kroacisë, ndërsa të premten do ta pres Islandën. Por, edhe takimet si vendase po i zhvillon jashtë Kosovës, përkatësisht në Shkodër, në mungesë të një stadiumi në Kosovë. Dhe, këtë tashmë po e vuajnë reprezentuesit tanë, raporton "Zëri.info".

“Kjo është shumë e dhimbshme dhe sfiduese sepse pos tjerash është shumë më vështirë të organizohen ndeshjet”, ka deklaruar përzgjedhësi Albert Bunjaki.

Para ndeshjes me Kosovën, Islanda i ka zhvilluar katër miqësore, kurse përfaqësuesja jonë asnjë, raporton "Zëri". “Edhe mungesa e ndeshjeve miqësore ndërlidhet me infrastrukturën, sepse nuk kemi mundësi të luajmë, kurse deri te ndeshja ndaj nesh Islanda i ka zhvilluar katër miqësore”, theksoi Bunjaki. /Zëri/