Sport

Muller me deklaratë qesharake

Muller me deklaratë qesharake
20 mars 2017 • 13 : 50 foto • zëri.info

Thomas Muller është duke kaluar nëpër një formë mjaft të dobët, më të dobëtën me fanellën e Bayern Munichut, shkruan zeri.info. Në edicionin e sivjetmë ai i ka shënuar vetëm dy gola, njërin prej tyre në fundjavën që shkoi kundër Borussia Moenchengladbachut.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Muller u bashkua me kombëtaren gjermane, ndërsa me të arritur në bazën e saj e ka dhënë një deklaratë të çuditshme.

“Është mirë që erdhi kjo pauzë për shkak të kombëtares. Bundesliga duhet të shërohet, pasi gjendet në shok për faktin që unë shënova gol”, ka thënë Muller.

Anëtari i Bayernit sivjet i ka shënuar vetëm gjashtë gola në 32 ndeshje, përfshirë të gjitha garat. Megjithatë, duhet t’i përmenden edhe 14 asistime, të cilat deri diku ia “fshehin” problemin me efikasitet./Zëri/

© zëri.info