Buffon tregon ku e gjen motivin

Sport March 20, 2017 - 13:30

Megjithëse në moshën  39-vjeçare, italiani Gianluigi Buffon edhe më tutje është ndër portierët më të mirë në botë, shkruan zeri.info. Në një bisedë për “Kicker” përveç tjerash ai ka treguar edhe për motivin që nuk i mungon as pas kaq kohësh në futboll.

Synimi i tij është që sivjet ta fitojë Ligën e Kampionëve, në ççerekfinale të së cilës Juventusi do të ndeshet me Barcelonën. “Portieri duhet të jetë mazohist. Ai ka mundësi të komandojë, por duhet të pajtohet edhe me pranimin e golave dhe lëndimet e njëpasojëshme. Psikologët duhet t’i ruajnë portierët. Për mua është shokuese kur bëj gabim dhe më duhen disa ditë për t’u ‘kthjellur’. U lakmoj atyre që gabimet i kalojnë më lehtë“, ka thënë Buffon, i cili më pas ka shtuar:

“Për shumë vjet me radhë e pyes veten ku e gjej motivin. Po ta kisha fituar më herët Ligën e Kampionëve, tani do të isha ‘i tepërt’ kështu që pikërisht kjo garë më jep motiv për të vazhduar”./Zëri/