Bunjaki: Kosova i ka tifozët më të mirë në botë

Sport March 20, 2017 - 13:14

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki i ka lavdëruar tifozët e Kosovës, “Dardanët”, ndërkohë që është shprehur se Kosova i ka tifozët më të mirë në botë, shkruan zeri.info.

“Ne kemi pasur përkrahje shumë të madhe nga ‘Dardanët’. Ne i kemi tifozët më të mirë në botë, tifozë familjarë. Dashtë Zoti të kemi fat, por premtojmë se do ta japim maksimumin. Jemi Kombëtare e re, kemi filluar të bëjmë përvojë, ballafaqohemi me top kombëtare. Do të kemi respekt, por ka ardhur koha e befasisë, me pak fat mund të ndodh kjo në Shkodër. Mund të fitojmë”, deklaroi Bunjaki në konferencë për shtyp. /Zëri/

Image