Liria, miqësore me Kukësin

Sport March 20, 2017 - 13:08

Drejtuesit e Lirisë dhe të Kukësit, kanë arritur marrëveshjen që të zhvillojnë ndeshje miqësore.

“Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me klubet shqiptare, e në veçanti me fqinjin tonë Kukësin, kemi arritur marrëveshje që të luajmë ndeshje miqësore.

Për këtë ndeshje besoj që do të ketë interesim në qytetin e Prizrenit e më gjerë, duke ditur formën dhe performansën e Kukësit, në kampionatin shqiptar dhe në garat europiane viteve të fundit”, ka thënë kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku.

Drejtuesit e skuadrave, besojnë në rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit, në të ardhmen.

Ndeshja, Liria-Kukësi, zhvillohet të shtunën në ora 15.00 në ‘Përparim Thaçi’. /Zëri/