Donnarumma ka vendosur për të ardhmen

Sport March 20, 2017 - 12:29

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka bërë të ditur se dëshiron që edhe në të ardhmen të jetë pjesë e kësaj skuadre, njofton zeri.info.

18-vjeçari është shndërruar ndër portierët më të kërkuar, por me gjasë, së paku edhe për një kohë do të mbetet kuqezi. “Unë shpresoj të qëndroj, sepse jam milanist. Nuk brengosem për rinovimin e kontratës do të mendojë menaxheri im”, është shprehur Donnarumma.

Problemi qëndron pikërisht te menaxheri Mino Raiola, i cili kërkon të kontratë të majme për 18-vjeçarin, i cili kërkohet nga klube të mëdha, veçanërisht nga Juventusi, që e konsideron pasuesin e Buffonit, të cilin pritet ta pasojë edhe në portën e kombëtares italiane.

Më herët është spekuluar se për shërbimet e tij është interesuar edhe Real Madridi, që po ashtu është në kërkim të një portieri të niveleve të larta./Zëri/