De Biasi: Ja cili është objektivi i Shqipërisë

Sport March 20, 2017 - 12:19

Gianni de Biasi ka folur sot në konferencë për shtyp, duke e zbuluar edhe objektivin e Kombëtares shqiptare në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, derisa e ka publikuar listën e të ftuarve.

“Objektivi ynë është vendi i dytë në renditje, pasi vendi i parë duket i paarritshëm”, është shprehur trajneri italian, raporton zeri.info.

Momentalisht, Kuqezinjtë gjenden në pozitën e katërt në Grupin G, duke grumbulluar 6 pikë, katër më pak se Spanja dhe Italia, që ndajnë pozitën e parë dhe të dytë. /Zëri/