Lukaku thyen rekorde

Lukaku thyen rekorde

SHPËRNDARJE

19 Mars 2017 • 14:02 •

Romelu Lukaku po e vazhdon shkëlqimin e tij në futbollin anglez. Ai i ka shënuar dy nga katër golat e Evertonit në fitoren 4:0 ndaj Hull Cityt, shkruan zeri.info.

Me këto dy shënime, sulmuesi belg është bërë futbollisti i parë i Evertonit që nga edicioni 1985/86 që shënon më tepër se 20 gola në një kampionat. Atëherë, këtë sukses e pati arritur legjendari Gary Lineker, i cili pati shënuar 30 gola.

Përveç kësaj, Lukaku është lojati i katërt në historinë e Premierligës, i cili ka arritur të shënojë më tepër se 80 gola ende pa i mbushur 24 vjet. Këtë efikasitet para kësaj moshe e kishin arritur Michael Owen, Wayne Roneey dhe Robbie Fowler.

Javë më parë Lukaku pati deklaruar se synimi i tij është të transferohet te një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve./Zëri/