Fundjava me dy derbi

Sport March 18, 2017 - 10:10

Fundjava do t’i sjellë dy derbi në hendbollin kosovar. Pa dyshim, kryendeshja do të zhvillohet në Pejë, ku Besa Famiglia e pret Trepçën të dielën. Pejanët me një fitore eventuale do të shkëputeshin edhe më shumë në tabelë karshi mitrovicasve.

Ndërkohë, Prishtina do ta presë Kastriotin në derbin tjetër të javës së 20-të të Superligës. E diel: Besa Famiglia – Trepça (17:00), Prishtina – Kastrioti (17:00), Vëllaznimi – Drita (17:00).