Zyrtare: Ky është njoftimi i Atleticos për Torresin (Foto)

Sport March 02, 2017 - 23:29

Atletico Madrid ka lëshuar një njoftim të shkurtër për media, në rrjetet sociale, për të treguar për gjendjen e Fernando Torresit

“Torres pësoi një lëndim në kokë. Ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar disa testeve. Ai do të kalon natën në spital dhe do të jetë nën vëzhgim”, thuhet në njoftimin e Atleticos, përcjell Express.

Fernando Torres ka pësuar një tronditje në kokë gjatë ndeshjes La Coruna – Atletico Madrid. Sulmuesi spanjoll ka lënë fushën për t’u dërguar menjëherë në spitalin më të afërt. 

Image