Icardi ka një premtim të madh për tifozë

Sport March 02, 2017 - 19:53

 

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka insistuar se Interi mund ta kapë vendin e tretë deri në fund të sezonit.

Ai beson fuqishëm se Interi do të luajë në Champions sezonin që vjen.

“Zikaltërit” morën një tronditje në përpjekjen e tyre për ta kapur vendin e tretë që çon në Champions League, pas humbjes nga Roma në shtëpi të dielën e kaluar.

Por Icardi ende beson, transmeton Express.

“Gjithmonë duhet t’i lëmë prapa rezultatet negative dhe të shikojmë përpara,” ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

“Unë besoj fuqishëm në vend të tretë; të gjithë ne besojmë dhe synimi jonë është gjithmonë i njëjtë,” ka shtuar kapiteni.