Lukaku befason të gjithë me skuadrën e re (Foto)

Sport March 02, 2017 - 19:52

Romelu Lukaku, sulmuesi i Evertonit, mund të transferohet në Kinë gjatë verës

Skuadra kineze, Tianjin Quanjian ka shfaqur interesim që ta transferoj sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku. Këtë e ka konfirmuar trajneri i ekipit kinez, Fabio Cannavaro.

“Është e mundur që të bisedohet me Romelu Lukaku, por problemi është se Everton nuk dëshiron ta lejojë atë të largohet”, ka deklaruar Cannavaro.

“Për mua nuk është problem që ai është i ri. Disa njerëz mendojnë që një lojtar si ai s’mund të vijë në Kinë, por ai do të ishte një kombinim perfekt”, ka shtuar ai.

“Shikojeni Oscarin. Ai është 25 vjeçar, por ai e la Chelsean për Shangain SIPS. Futbolli është i njëjtë në të gjithë botën, dhe secili lojtar dëshiron të qëndrojë më ekipin fitues”, ka përfunduar ai.

Lukaku po shkëlqen në fanellën e Evertonit. Madje, këta të fundit po insistojnë që të nënshkruajnë kontratë të re me belgun, i cili gjatë verës është kërkuar me ngulm nga Chelsea. /Express/ 

Image