Real Madridi humb vendin e parë

Sport March 01, 2017 - 23:41

Real Madrid ka humbur kreun e tabelës pas barazimit të papritur me skuadrën e Las Palmas, me rezultat 3-3.

Isco e hapi ndeshjen, me golin e tij në minutën e 8-të, mirëpo pas dy minutash Tanausu, barazoi për 1-1, duke dërguar skuadrat në pushimin e pjesës së parë me barazim.

Pjesa e dytë nuk nisi aspak mirë për “mbretërit”. Bale u përjashtua nga loja në minutën e 47-të dhe kjo u vërejt gjatë gjithë pjesës së mbetur të takimit.

Brenda tre minutave, Las Palmas, shënoi dy gola. Sa pari Viera në minutën e 56-të, e më pas Kevin Prince Boateng në minutën e 59-të, për 3-1.

Ronaldo u përkujdes që Reali ta marrë të paktën një pikë nga kjo ndeshje, shkruan AktivPress.

Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 86-të, e më pas nga loja e hapur në minutën e 89-të.

Shumëkush priti që Real Madrid të rikthehej në minutat e fundit, mirëpo kjo nuk i ndodhi kësaj here dhe ndeshja përfundoi me rezultat 3-3.

Pas këtij barazimi, Reali ka kaluar në vendin e dytë (me një ndeshje më pak të zhvilluar)dhe tani La Ligas i prinë Barcelona.