Fatmire Alushi vjen me një vendim shokues

Sport February 28, 2017 - 14:17

Fatmire Alushi ka vendosur ta përfundojë karrierën si futbolliste. “Lira”, kampione e botës në vitin 2007 dhe njëra nga tri futbollistët më të mira të botës vite më parë, ka vendosur t’i dedikohet komplet familjes, shkruan zeri.info.

“Pas reflektimit të gjatë, kam vendosur që ta mbyll karrierën si futbolliste. Vendimi është mjaft i vështitë, sepse do më pëlqente të luaj ende në një klub të madh”, ka shkruar 28 vjeçarja në “Facebook”. /Zëri/