Kosova, në pritje të miqësores së marsit!

Sport February 28, 2017 - 14:05

Albert Bunjaki nuk e di ende nëse Kosova do ta zhvillojë ndeshjen miqësore, pak ditë pas ndeshjes me Islandën, shkruan sot gazeta Zëri.

Trajneri i Përfaqësueses e konsideron këtë ndeshje si të mirëseardhur, pasi do ta kishte mundësinë t’i provojë lojtarët që kanë më pak hapësira në ndeshjet kualifikuese.

“Jam në pritje, nuk kam ende ndonjë informacion. Shpresojmë që Federata ta gjejë kundërshtarin dhe të luajmë. Do të ishte mirë pasi do të njiheshin më mirë lojtarët që s’kanë hapësira, do ta shihja formën e tyre. Nëse luajmë, më 26 mars nga Prishtina nisemi për vendin ku luhet miqësorja, e cila do të zhvillohej më 27 ose më 28 mars”, nënvizoi Bunjaki. /Zëri/