Këto janë risitë e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Sport February 28, 2017 - 14:02

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës ka treguar se ndaj Islandës Kosova do të paraqitet me disa risi, të cilat do ta përforcojnë gjithsesi ekipin.

Janë katër, futbollistët që i pret ai si “transfere” të rëndësishme për duelin me islandezët, shkruan sot gazeta Zëri.

“Pritet të vijnë Besart Berisha, pastaj Atdhe Nuhiu e Donis Avdijaj janë në kompletim e sipër të dokumentacionit. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe me Loret Sadikun”, deklaroi Bunjaki për "Zërin".

Kosova e ka siguruar një barazim në eliminatoret për “Rusia 2018”, për t’i pësuar më pas tri humbje radhazi.

Sidoqoftë, Bunjaki synon që këto kualifikimet t’i përdorë për përvojë dhe kompaktësi, me qëllim që të sigurohet fitorja e parë. /Zëri/