Ja ku dhe kur do të grumbullohet Përfaqësuesja para lojës me Islandën!

Sport February 28, 2017 - 14:00

Albert Bunjaki e ka zbuluar për “Zërin” agjendën e Përfaqësueses së Kosovës, e cila do të grumbullohet disa ditë para ndeshjes me islandezët, shkruan sot gazeta Zëri.

“Do të grumbullohemi më 20 mars në hotel Emerald në Prishtinë. Më 21 do të ushtrojmë në stadiumin e Feronikelit, ndërsa në mbrëmje do të nisemi për Shqipëri dhe do të vendosemi aty ku ishim vendosur në ndeshjen me Kroacinë. Do ta zhvillojmë një stërvitje më 22 dhe një tjetër më 23 mars. Më 24 e kemi lojën dhe më 25 kthehemi në Prishtinë”, deklaroi trajneri i Përfaqësueses së Kosovës. /Zëri/