Bastet injorojnë keq Kosovën, favorizojnë Islandën

Sport February 27, 2017 - 23:20
Kanë mbetur edhe tri javë e gjysmë deri në përballjen e parë për vitin 2017 të Përfaqësueses së Kosovës.

Më 24 mars, djelmoshat tanë presin në Shkodër, Islandën, që vitin e kaluar mori pjesë në Evropianin e Francës.

Ndeshja është e vlefshme për grupin I kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusi 2016”. Bastet ndërkombëtare kanë zbuluar kuotat për ndeshjen në fjalë.

Edhe pse Kosova është vendase, fitorja dhe barazimi i saj llogariten befasi tejet e madhe, derisa fitorja e mundshme e Islandës kuotohet me 1.17, shkruan “GazetaOlle.com”.

Fitorja e mundshme e djelmoshave të Albert Bunjakut kuotohet me 12.50, kurse barazimi me 7.25. /Gazeta Olle