Gotze, ylli që “perëndoi” shpejt

Sport February 27, 2017 - 16:54

Mario Gotze shihej si njëri nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. U kërkua nga shumë skuadra, por vendosi të kalonte te Bayern Munich, shkruan zeri.info.

U mendua se bëri hapin më të madh në karrierë, por në fakt doli të ishte gabimi më i madh. Ai mbeti në plan të dytë për trajnerin Guardola dhe vendosi që sërish të kthehej te Dortmund.

Edhe pas kthimit në “Signal Iduna Park” pati shumë probleme me lëndime, prandaj në edicionin e sivjetmë u paraqit në vetëm 16 ndeshje. Në muajt e fundit kishte telashe me muskujt, ndërsa pas analizave të reja është vërtetuar se ka edhe komplikime metabolike, që do të thotë se është e paqartë koha kur do të kthehet në fushat e lojës.

Në këtë mënyrë, Gotze është shndërruar në një yll që mund të perëndojë shumë shpejt./Zëri/