Fabregas: Nuk jam për Kinë

Sport February 27, 2017 - 16:03

Anëtari i Chelseas, Cesc Fabregas, e ka mohuar mundësinë e kalimit në futbollin kinez, duke thënë se është shumë herët për të menduar një aventurë të tillë, shkruan zeri.info.

“Kina? I kam 29 vjet dhe i kuptoj dyshimet e disa njerëzve, por unë jam lojtar që dua të luaj në nivele të larta. Jam përshtatur mirë filozofinë e Contes dhe po e bëj atë që kërkohet prej meje. Ndihem mirë dhe mendoj se mund të luaj edhe shumë vjet. Jam 29 vjeç, por ndihem i ri”, ka thënë spanjolli.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të dramatizojë situatën, por ka zgjedhur të luftojë për të fituar hapësirën e merituar. “Nganjëherë më së lehti është të ikësh, duke thënë ‘nuk kam hapësirën e merituar’ dhe të shkaktosh dramë. Mua më pëlqejnë sfidat. Mos më keqkuptoni, unë dua të luaj dhe do të luftoj për këtë“, ka shtuar Fabregas./Zëri/