Guardiola tregon emrin e trajnerit më të mirë në botë

Sport February 21, 2017 - 11:24

Pep Guardiola e ka lavdëruar Marcelo Bielsan duke e quajtur si trajneri më i mirë në botë.

Komentet e Guardiolas vijnë pasi u konfirmua se Bielsa do të rikthehet në futboll me ekipin e Ligue 1, Lille, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, transmeton Express.

Ish trajneri i Argjentinës, Kilit dhe Atletiko Bilbaos, Bielsa ka nënshkruar kontratën dy-vjeçare me Lille.

E Guardiola ka thënë se e admiron Bielasn.

“Admirimi im për Bielsan është i madh, sepse ai i bën lojtarët të luajnë shumë, shumë më mirë,” ka thënë Pep.

“Deri më tani, unë nuk e kam takuar ndonjë ish lojtar të tij që flet keq për të. Të gjithë janë mirënjohës për ndikim që Bielas ka pasur në karrierat e tyre futbollistike,” ka thënë Pep