Zyrtare: Kosova miqësore me tri përfaqësuese të mëdha

Sport February 21, 2017 - 10:07

Në prag të fillimit të para-kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019, përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave, pas pak ditësh do të udhëtoj në Turqi, për t’i bërë përgatitjet e fundit për kampanjën kualifikuese, raporton "Zëri.info". 

Skuadra e Afërdita Fazliut do të merr pjesë edhe në një turne, në të cilin do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në “Alanya Cup”, përpos Kosovës do të garojnë edhe Turqia, Polonia dhe Rumania. Ky turne zhvillohet prej 27 shkurtit deri më 8 mars.

Kurse, kampanja para-kualifikuese zhvillohet në Shqipëri prej 6 deri më 11 prill, ku Kosova do të garojë në të njëjtin grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën. /Zëri/

Image