Guardiola flet për formën e mirë të Falcaos

Sport February 21, 2017 - 09:53

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për sulmuesin e Monacos, Falcao, i cili e ka rigjetur formën e mirë këtë sezon.

Manchester City e pret Monacon sonte në kuadër të Ligës së Kampioneve, shkruan Express.

Guardiola e ka lavdëruar sulmuesin kolumbian, duke thënë se ai është një profesionist i mirë.

“Falaco është një profesionist i mirë, një djalosh i mirë. Jam i lumtur që i është kthyer forma dhe po shënon gola,” ka thënë Pep.

Pep mendon se loja e Monacos i përshtatet Falcaos.

“Mënyra se si Monaco luan është e përkryer për të,” ka shtuar ai.