Wenger: Nuk rrezikova me Sanchez

Sport February 21, 2017 - 09:36

Arsene Wenger ka thënë se futja në lojë e Alexis Sanchez në ndeshjen ndaj Sutton United nuk ishte veprim i rrezikshëm.

Vendimit i francezit për të futur në lojë kilianin në minutën e 74-të të takimit ishte krejt i cuditshëm.

Skuadra e strategut nga Franca e mbylli takimin me fitore prej dy golash dallim, duke siguruar cerekfinalen ndaj Lincoln City, ndërsa Wenger mbrojti vendimin e tij.

“Ai është lojtar i qëndrueshëm”.

“”Alexis ka koordinim të mirë dhe nuk mendoj se kishte ndonjë rrezik”.