Gol, Gol - Berisha (Video)

Sport February 19, 2017 - 12:18

Besart Berisha nuk ka të ndalur. Futbollisti kosovar i ka shënuar edhe dy gola tjerë në kampionatin australian. Sulmuesi prishtinas ishte vendimtar në fitoren prej 3:0 të Melbourne Cityt kundër Central Mariner.

Futbollisti që i ka thënë “Po” përfaqësueses së Kosovës i ka realizuar dy gola në këtë takim. Mbetet të shihet nëse formën e shkëlqyeshme do ta bartë në ekipin e Kosovës për ndeshjen e marsit kundër Islandës. /Zëri/