Garuesit e ‘Policit’ e festojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës me medalje të arta (FOTO)

Sport February 18, 2017 - 23:59

Garuesit e klubit të xhudos, “Polici” nga Prishtina kanë vazhduar me suksese në nivelin ndërkombëtar, shkruan zeri.info.

Klubi kosovar ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar Grand Prix në Banska Bystrica me dy garues, Dardan Cenën dhe Rrezarta Alimin, ndërsa në këtë tyrne, ku morën pjesë 16 shtete me 560 garues, mori pjesë edhe garuesi Florian Gërguri nga klubi i xhudos, “Studenti” nga Vushtrria.Image

Siç njofton trajneri Anton Cena, e veçanta e kësaj gare ishte se në këtë turne ka pasur edhe gara ekipore për grupmosha të ndryshme.Image

Meqë Dardan Cena është edhe shtetas sllovak, klubi i xhudos “Dukle” i Banska Bystrices kërkuan nga trajneri cena që Dardani të luftonte për ta.Image

“Meqë unë kam garuar për këtë klub para 25 vitesh, pranova që të garojë edhe Dardani për ta. Lirisht mund të them që sot ishte dita e tij se brenda ditës i ka zhvilluar 8 luftëra dhe të gjitha i ka fituar. Pesë luftëra në kategorinë e vet dhe tri ekipore dhe që të gjitha me ippon. Që nga sot i erdhën ofertat për kampe të ndryshme”, tregon Anton Cena.Image

Medalja e dytë e artë është fituar prej Rrezarta Alimit, e cila i ka fituar 4 luftëra dhe të gjitha me ippon.

Garuesi i fundit, Florian Gërguri, luftën e parë e ka fituar me Ippon.Image

Ndërsa të dytën deri në 2 sekondat e fundit ka udhëhequr, por ishte pa fat sepse kundërshtari hungarez arriti që ta hedhë në sekondën e fundit dhe më pas mbeti pa plasman.Image

“Pra edhe ne e festuam ditën e flamurit larg Kosove, ama me tri medalje të arta dhe një kupë në garat ekipore. Urime Kosovë Pavarësia. Djelmoshat tu u kurorëzuan me medalje të arta. Faleminderit trajnerët për punën që po e bëjnë në klub. Faleminderit prindërit për mbështetje!”, vazhdoi Anton Cena.

Gara e radhës është në Bosnje dhe Hercegovinë! /Zëri/Image

Image
Image