Shqiptari në Gjermani shënon gol si Maradona (Video)

Sport February 18, 2017 - 22:22

Ali Ibrahimaj ka shënuar gol të bukur ndaj TSV Steinbach 1921

Futbollisti shqiptar, Ali Ibrahimaj, që luan për klubin gjerman SV Waldhof Mannheim 07, ka shënuar një gol shumë të bukur në TSV Steinbach 1921.

Ekipi i tij fitoi me rezultat 2:1, kurse Ibrahimaj shënoi golin e dytë në minutën e 44. Ai shënoi një gol të bukur duke kaluar disa lojtarë kundërshtarë dhe më pas dërgoi topin në rrjetë.

SWR Sport e ka krahasuar golin e tij me golin e famshëm të Maradonas. /Express/