Kovacic duket se ka shpëtuar nga ndonjë dëmtim serioz në sy (Video)

Sport February 18, 2017 - 21:58

Mateo Kovacic duket se është arma e fshehur e Zinedine Zidanes kur Luka Modric apo Toni Kroos nuk janë në 100 per qindëshin e tyre.

Mirëpo mesfushori kroat nuk arriti të përfundon takimin ndaj Espanyolit, të cilin e fituan Los Blancos me rezultat 2-0.

Kovacic u lëndua në syrin e majtë pas një dyluftimi në ajër me një lojtar kundërshtar.

Mateo luajti edhe për pak minuta pas lëndimi, por pastaj u zëvendësua nga Casemiro.

Kroati është parë të vozitë veturën e tij pas ndeshjes duke lënë të kuptuar se lëndimi nuk është serioz. /Telegrafi/