Bale kthehet nga lëndimi me gol, fiton Reali (Video)

Sport February 18, 2017 - 18:22

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi përball Espanyolit, duke triumfuar 2:0 në Santiago Bernabeu

Real Madridi i Zinedine Zidane nuk gabon. Në xhiron e 22’të të La Ligas, Los Blancos kanë mposhtur Espanyolin me rezultat 2:0, duke shkuar në katër pikë diferencë me Barcelonën, që nesër luan me Leganesin në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.

Golat në këtë ndeshje i shënuan Alvaro Morata dhe anësori Gareth Bale, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë, duke bërë kështu paraqitjen e parë pas 88 diteve, pas lëndimit që kishte pësuar në nëntor të vitit të kaluar. /Express/