Reali i Zidane thyen rekord historik (Video)

Sport February 18, 2017 - 17:58

Real Madridi ka thyer rekord historik të klubit, duke shënuar gol në 42 ndeshje me radhë

Katër herë gjatë historisë së Los Blancos, Reali kishte shënuar gol në 41 ndeshje me radhë, rekord ky që tani thyhet nga Real Madridi i Zinedine Zidane që shënon gol në 42 ndeshje me radhë, shkruan Gazeta Express.

Këtë rekord ekipi Zidane e arriti në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Espanyol, ku golin e shënoi sulmuesi Alvaro Morata dhe po fiton 1:0 pas 45 minutave të pjesës së parë.