Juventusi i pandalshëm, shkatërroi Palermon

Sport February 17, 2017 - 22:48

Juventusi i Massimiliano Allegri nuk ka të ndalur. Në xhiron e 25’të në Serie A, Zonja e Vjetër e ka mposhtur 4:1 Palermon, shkruan Gazeta Express.

Golat për Juven i shënuan Claudio Marchisio (13’), Paulo Dybala (40’ e 89') dhe Gonzalo Higuain (63’), që për argjentinasin ishte goli i 19’të sezonal, që njëherit e bën golashënuesin më të mirë në Serie A deri më tani këtë edicion. Derisa golin e nderit për Palermon e shënoi ne fund të ndeshjes Ivailo Chochev.

Pas kësaj fitore, Juentusi ka shkuar në kuotën e 63 pikëve, dhjetë më shumë se Roma që të dielën përballet me Torinon.

Kjo është një fitore e rëndësishme për Juven para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Portës, që zhvillohet të mërkurën.