Kahn thumbon Arsenalin

Sport February 17, 2017 - 18:32

Ish-portieri i Bayern Munihut, 47-vjeçari Oliver Kahn nuk i ka zgjedhur aspak fjalët për ta kritikuar paraqitjen tejet të dobët të Arsenalit kundër skuadrës bavareze, njofton zeri.info.

“Kurrë nuk kam parë një skuadër duke luajtur aq dobët. Bayerni përballë e pati një rival tepër të dobët kur nuk e kishte topin në pronësi. Futbollistët ishin tepër pasivë, sidomos Mesut Ozil. E kisha përshtypjen se nuk i merrnin seriozisht fjalët e trajnerit të tyre”, ka thënë Kahn.

Bayerni e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 5:1 dhe po thuaj e ka siguruar kualifikimin për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Për skuadrën bavareze, Kahn ka mbrojtur në periudhën 1994 – 2008 dhe ka fituar tetë tituj të kampionit të Gjermanisë, Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe tjerë./Zëri/