Familja Pogba "pushton" internetin

Sport February 17, 2017 - 17:06

Të enjten në “Old Trafford” u zhvillua ndeshja ndërmjet Mancehester Unitedit e St Etiennes, në kuadër të Ligës së Evropës, njofton zeri.info.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për familjen Pogba, pasi përballë njëri-tjetrit u gjendën vëllezërit Paul (United) e Florentin (St Etienne), ndërsa në tribuna ishte e tërë familja.

Sigurisht në qendër të vëmendjes ishte nëna Pogba, e cila natyrshëm që ndeshjen e përcolli me emocione të pëziera. Në fund “Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultat 3:0 dhe janë shumë afër kalimit në rrethin tjetër të kësaj gare, por gjithsesi që duhet pritur edhe ndeshja e kthimit, në të cilën me siguri familja Pogba sërish do të jenë protagonistë.

Raste të tilla ka pasur edhe më herët, madje kemi edhe tek ne, siç është rasti me vëllezërit Granit e Taulant Xhaka./Zëri/