Befason Guardiola

Sport February 17, 2017 - 16:40

Me gjithë cilësinë e padiskutueshme që e ka Barcelona, janë të rrallë ata që mendojnë se katalonasit mund të anulojnë epërsinë e PSG-së prej 4:0 në Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info.

Në mesin  e atyre që e besojnë një mundësi të tillë është ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. “Barcelona edhe më tutje është skuadra më e mirë në botë dhe nëse ekziston dikush që mund ta përmbysë një rezultat të tillë, janë pikërisht ata”, është shprehur trajneri aktual i Manchester Cityt.

Nën drejtimin e tij gjiganti i futbollit spanjoll dhe botëror ka pasur një periudhë fantastike. Në fakt Barcelona ka ditur të bëjë përmbysje të mëdha, por bazuar në atë që treguan të dyja skuadrat në ndeshjen e zhvilluar në Paris, gjasat për diçka të tillë janë tepër të vogla./Zëri/