Suarez mbron Enriquen

Sport February 17, 2017 - 15:34

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suárez ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin humanitar “Relats Solidaris” dhe me këtë rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas humbjes së thellë 0:4 nga PSG, shkruan zeri.info.

“Barcelona ka fituar shumë dhe nëse dëshirojmë ta vazhdojmë historinë, duhet ta mposhtim PSG-në“, ka thënë uruguaiani. “Të gjithë jemi fajtorë, jo vetëm Luis Enrique. Duhet të jemi së bashku, sepse edhe në edicionin e kaluar kemi pasur probleme, por fituam trofe”, ka shtuar Suarez, i cili më pas ka folur rreth mundësisë së largimit të trajnerit.

"Enrique e di vendimin e tij, ndërsa ne do ta pranojmë atë. Ka qenë kënaqësi që kam punuar tre vjet me të. Përforcimet? Transferimi i një mbrojtësi të djathtë është përgjegjësi e trajnerit dhe ne do ta mirëpresim këdo që vjen”, ka thënë në fund Suarez/Zëri/