Ibrahimovic sërish përcaktues

Sport February 17, 2017 - 14:30

Zlatan Ibrahimovic ka shkëlqyer në ndeshjen kundër St Ettienes, duke realizuar het-trik, shkruan zeri.info.

Suedezi është shumë i lumtur tek United dhe shpreson të fitojë sa më shumë trofe. “Djajtë“ po përgatiten për finalen e Kupës së Ligës kundër Southamptonit, për trofeun e parë të këtij edicioni.

“Për mua çdo trofe është i mrekullueshëm. Kudo që kam luajtur kam fituar dhe nëse do të fitoja diçka edhe me Manchester Unitedin do të isha shumë i lumtur.  Njerëzit që më njohin e dinë që unë përpiqem të jap më të mirën në çdo klub ku luaj”, ka thënë 35-vjeçari Ibrahimovic, i cili që kur u bashkua me gjigantin anglez ka shënuar 23 gola.

United e fitoi me rezultat 3:0 ndeshjen e parë kundër skuadrës franceze në kuadër të Ligës së Evropës, por Ibrahimovic i cili e njeh mirë rivalin që nga koha kur ishte te PSG, kërkon që bashkëlojtarët e tij të mos e marrin kualifikimin si punë të kryer./Zëri/