Dallku i dëshpëruar: Ku është plani për të ardhmen (FOTO)

Sport January 19, 2017 - 23:28

Armend Dallku mendon se Kosova ka mbetur në vendnumëro për sa i përket planit për të ardhmen e futbollit në këtë vend.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i kthyer në Kosovë ku vesh fanellën e Prishtinës, i ka tërhequr vëmendjen nëpërmjet një statusi në Facebook autoriteteve kosovare që nuk po ndjekin shembujt në botë.

Statusi i Dallkut:

Klubi Kinez Gunagzhou Evergrande hapi qendrën stërvitore më të madhe ne botë. Në Akademi stërviten 2500 futbollist.

Qendra stërvitore ka 50 fusha futbolli po ashtu ka edhe fusha tenisi, basketbolli, volejbolli po ashtu edhe bazeni, salla fitnesi, po ashtu edhe kinoteatër dhe një bibliotekë.

Një pjesë shumë e madhe nga trajnerët vijnë nga akademia e Real Madridit. Çmimi i gjithë këtij investimi është 185 milionë dollar. Kurse Kosova ?????????”

Image