Zyrtare: FSHF zhgënjen Canën, merr dikë tjetër në vend të Tramezzanit (Foto)

Sport January 19, 2017 - 19:46

FSHF ka zyrtarizuar se Marco Veronese është ndihmës i trajnerit Gianni de Biasi

Federata e Futbollist të Shqipërisë ka konfirmuar se italiani Marco Veronese është emëruar ndihmës i ri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

Veronese kështu zë vendin e të larguarit Paolo Tramezzani, i cili mori drejtimin e Luganos.

Kujtojmë se për këtë pozitë ishte kandidat edhe legjenda Lorik Cana, por në fund FSHF vendosi për dikë tjetër. /Express/

Image