UEFA shkruan për Kosovën

Sport January 19, 2017 - 17:43

Shtëpia e futbollit evropian – UEFA, ka shkruar sot për futbollin kosovar, raporton zeri.info.

Në fakt, uebfaqja “UEFA.com” ka shkruar rreth debutimit të Kosovës në parakualifikimet për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në vitin 2019 në Francë.

“Kosova do të luajë për herë të parë në ndeshje zyrtare. Debutuesja Kosova do ta bëjë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri, ku do të mbahet faza parakualifikuese e Grupit 2 në muajin prill”, shkruan UEFA.

Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë grup marrin pjesë edhe Greqia e Malta. /Zëri/

Image